Vendimi për Dritan Dajtin, gazetarja: Në Shqipëri jeta e një polici nuk...

Vendimi për Dritan Dajtin, gazetarja: Në Shqipëri jeta e një polici nuk vlen

170
0
Shares

Edhe gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda për Dritan Dajtin.

Kujtojmë që gjykata pranoi gjykim të shkurtuar për Dajtin,  i akuzuar për vrasjen e katër policëve.

Në reagimin e saj Anila Hoxha thotë se pret hakërrimin e zyrtarëve të lartë.

Ja cfarë shkruan ajo:

“Pres hakërrimin e ministrit te brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit !!! Te kujtdo dreqi qe është ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici. Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten.

Rip deshmoret e atdheut:

Fatos Xhani

Altin Dizdari

Saimir Duckollari

Kasteriot Feskaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY