FOTO & VIDEO/ Basha në Kukës, gjimnazisti: Duam rikthimin e universitetit

FOTO & VIDEO/ Basha në Kukës, gjimnazisti: Duam rikthimin e universitetit

129
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime të shumta gjatë ditës së sotme me banorët e Kukësit.

Një bashkëbisedim i veçantë ishte ai me një nxënës të gjimnazit të Kukësit.

Gjimnaizisti Blerim Cenaj ka bashkëbiseduar gjatë ecjes në qytetin e Kukësit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjimnazisti: Klasat tona janë pa nxënës. Duam të na rikthehet Universiteti, taksa e rrugës së kombit të hiqet sepse po shkatërron Kukësin dhe të gjithë shqiptarët.

Basha: I ke rënë problemeve në kokë, i ke vënë pikat mbi i.

Unë të jap fjalën se një ndër hapat e para do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit dhe të jetë qendër e kërkimit shkencor  dhe e trajnimit të rinisë që të shërbeni këtu në Kukës. Të vini në Tiranë pa paguar asnjë taksë.

Gjimnazisti: Duam një arsim pa taksa të larta. Duam arsim për të gjithë të rinjtë.

Basha: Kjo ishte skemë e Edi Ramës për zbrazjen e Kukësit. Këtë betejë po e bëjmë për ju dhe duhet ta merrni në dorë Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY