Misteri i zhdukjes së 13-vjeçares shqiptare në Angli, deri më tani 5...

Misteri i zhdukjes së 13-vjeçares shqiptare në Angli, deri më tani 5 persona të arrestuar

109
0
Shares

Prej disa ditësh një 13-vjeçare shqiptare rezultonte e humbur që prej 1 Shkurtit.

Mediat vendase shkruajnë se vajza është gjendur sot në Hertfordshire, Angli. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve nga Policia Angleze, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ajo i kishte kërkuar gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor.

Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare.

Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej. Nga hetimet janë vënë në pranga 5 persona mes tyre edhe një grua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY