E vërteta është afër, nxirret trupi që u gjet poshtë avionit të...

E vërteta është afër, nxirret trupi që u gjet poshtë avionit të Sala

85
0
Shares

Trupi i cili u pa në rrënojat e avionit tashmë u ka kaluar autoriteteve. Trupi u gjet në rrënojat e avionit që mbante futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Automjetet e largëta (ROVs) u përdorën për të tërhequr trupin nga uji dhe pse ishte shumë e vështirë.

Mirror shkruan se trupi është duke u dërguar në Portland për t’u kaluar tek mjeku për ekzaminim.

Anija ka mbetur  67 metra nënujë, rreth 21 milje larg bregut të Guernsey në Kanalin Anglez pasi kushtet e vështira të motit ndaluan përpjekjet për të nxjerrë avionin mbi ujë.

Një zëdhënës tha: “Për fat të keq, përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit janë të pasuksesshme, për shkak të kushteve atmosferike.

Familjarët dhe miqtë mbajnë shpresën gjallë, ndonëse ekspertët mendojnë se është e pamundur që ai të ketë shpëtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY