Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Ngjarje e madhe për rajonin tonë

Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Ngjarje e madhe për rajonin tonë

50
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë.” -shprehet Basha ndërsa shton se në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.

Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.” shkruan Basha në reagimin e tij.

Kujtojmë se shtetet e NATO-s kanë nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë, duke i hapur rrugën shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake.

Çdo anëtar i NATO-s tani do të duhet të ratifikojë protokollin e pranimit. Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet aktualisht ceremonia e protokollit, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar pro për shtetin fqinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY