Air Albania dështoi, avioni ‘Lasgushi’ i rikthehet Turqisë

Air Albania dështoi, avioni ‘Lasgushi’ i rikthehet Turqisë

850
0
Shares

Askush nuk ka dëgjuar më për ‘Air Albania’ ndërsa sjellim ndërmend vetëm reklamën e madhe që iu bë në fillim me udhëtimet në Stamboll.

Projekti i ‘Air Albania’ u prezantua nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë sot mund të themi se ka dështuar.

Për këtë gjë i referohemi faqes  ‘Ch-aviation’ që njofton se “planet për Air Albania janë lënë në harresë ndërkohë që avioni i është i rikthyer Turqisë.”

E krijuar në vitin 1998, Ch-aviation ofron informacione për çështjet e aviacionit në nivel global.

Sipas kësaj media, avioni i dhuruar nga ‘Turkish Airlines’, të cilin kryeministri Rama e pagëzoi me emrin ‘Lasgushi’, në nder të poetit të madh Lasgush Poradeci, tashmë i është rikthyer kompanisë turke, pasi kompania ‘Air Albania’ nuk ekziston dhe projekti është lënë në harresë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY