Rreperi i njohur shqiptar mohon lidhjen me Kanitën: Nuk i mbaj mend...

Rreperi i njohur shqiptar mohon lidhjen me Kanitën: Nuk i mbaj mend as emrin

115
0
Shares

Këngëtarja Kanita Suma u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesmarrjen e saj tek ‘Kënga Magjike’.

Ajo ka qënë shumë e komentuar kohët e fundit për lidhjen me reperin S4MM.

Gjithë aludimet nisën nga një foto që publikoi reperi ku shihej në Paris me një vajzë të cilën nuk ka preferuar t’ia zbuloj fytyrën.

Mirëpo nga i njëjti vend publikoi foto dhe Kanita gjë që bëri të ngrihen dyshimet se midis tyre mund të ketë lindur një romancë.

Por në një intervistë për emisionin “Mirage”, S4MM mohoi se e njihte Kanitën.

Ai tha se është në dijeni për fjalët që po qarkullojnë për të dhe një vajzë nga Shkupi, por nuk janë të vërteta.

Reperi u shpreh se me Kanitën nuk ka asnjë lidhje, por është i lumtur për marrëdhënien që ka me një vajzë tjetër që jeton jashtë.

“Unë në Paris kam qenë për të xhiruar spotin. Kanë dal muhabete që është një vajzë e Shkupit, e harroj emrin e saj. I kam parë lajmet që thonë se jam me një vajzë të Shkupit, por asgjë nuk është e vërtetë, ajo vajzë është shumë e re”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY