VIDEO/Lezhianët mbështesin Bashën: Rama, hajduti i votave

VIDEO/Lezhianët mbështesin Bashën: Rama, hajduti i votave

106
0
Shares

Lulzim Basha vijon të takojë qytetarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë për tu bërë thirrje të marrin pjesë në protestën e madhe të 16 Shkurtit.

I ndodhur në Lezhë, Basha tha se dita kur do të mblidhen të gjithë në shesh, do të jetë dita kur kryeministri do të marrë goditjen përfundimtare.

”Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave”, tha mes tjerash  Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se vijon të tallet me qytetarët duke u shtuar se ai vijon t’i nxjerrë “gjuhën popullit”.

“Del në Parlament dhe tregon gjuhën. Juve ua nxjerrë gjuhën. Nuk ka shpjegim tjetër kur vjen dhe sillet si majmun”, shtoi ai.

Edhe në Lezhë, kryedemokrati është pritur me eufori dhe me mbështetje nga banorët të cilët kanë marshuar së bashku me të në rrugë.

PAMJE LIVE

LIVE – Takime me qytetarët e Lezhës për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 4 février 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY