“Më hodhën në rrugë”, Alesia Bami sqaron të vërtetën e pushimit nga...

“Më hodhën në rrugë”, Alesia Bami sqaron të vërtetën e pushimit nga TV KLAN

1039
0
Shares

Alesia Bami para pak ditësh u pushua nga puna si velinë e emisionit “Stop” pasi shkoi tek emisioni  “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, tek televizioni rival Top Channel pa marrë lejë. Ditën e sotme ka qenë sërish e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë” për të sqaruar të vërtetën e largimit të saj nga puna.

Bukuroshja 19-vjeçare tregoi se është larguar nga puna me një mesazh dhe nuk ka patur në asnjë moment vërejtje nga drejtuesit për mungesë profesionalizmi. Ajo tha se ka qenë e përpiktë në orare, ka patur marrëdhënie të mira me kolegët, madje ka refuzuar edhe oferta të rëndësishme që i janë ofruar për punë jashtë vendit.

E pyetur nga Bieta në lidhje me kontratën e punës, Alesia theksoi se nuk ka patur asnjëherë kontratë dhe, sipas saj, kjo gjë mund të faktohet lehtësisht.

“Unë nuk kam punuar me kontratë dhe me pak fjalë jam hedhur në rrugë në mes të sezonit”, u shpreh modelja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY