VIDEO/Qyteti që i është nënshtruar borës, akujt mbulojnë ndërtesat

VIDEO/Qyteti që i është nënshtruar borës, akujt mbulojnë ndërtesat

82
0
Shares

I ftohti ekstrem ka prekur dhe Rusinë, ndonëse nuk është hera e parë që ndodh, pasi ky shtet gjithmonë goditet nga i ftohti duke arritur në temperatura ekstreme.

Që prej 20 Janarit, Saratov, i cili ndodhet në lumin Volga është goditur nga disa stuhi dëbore, më të pazakontat në 30 vjet.

Qyteti me 900 mijë banorë, sipas mediave ruse nuk ishte i përgatitur për kaq shumë dëborë. Shumë prej rrugëve u bënë të pakalueshme dhe automjetet mbetën të bllokuara në trafik për ditë me radhë. Vetëm një prej 10 rrugëve të tramit është aktualisht funksionale, ndërsa pjesa tjetër e shërbimit të transportit publik vijon të jetë e bllokuar.

Më shumë se 1150 borëpastruese po punojnë aktualisht nëpër rajonin e Saratov, për t’u ardhur sadopak në ndihmë banorëve.

Banorët që jetojnë në një apartament në qytetin rus Saratov kanë paralajmëruar se moti i ftohtë mund të çojë në aksidente të rrezikshme nëse autoritetet nuk ndërhyjnë.

Ata kanë nxjerrë fotografi të akujve, të cilat janë formuar në apartamentet e tyre, dhe i kanë vendosur ato në mediat sociale në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin për problemin.

Ata që jetojnë në Moskë janë ankuar për probleme të ngjashme.

Moti ekstrem ka prekur edhe Gjeorgjinë fqinje, kur bora ka arritur një trashësi më shumë se 1m.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY