Dhuna ndaj Skënderbeut, presidenti Takaj kërkon praninë e Forcave Specialeve

Dhuna ndaj Skënderbeut, presidenti Takaj kërkon praninë e Forcave Specialeve

58
0
Shares

3 lojtarë të Skënderbeut u dhunuan pak para fillimit të ndeshjes me Flamurtarin, ndërsa ekipi ka frikën e ripërsëritjes së akteve të tilla.

Drejtuesit e Skënderbeut e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë brenda ekipit, ndaj kanë kërkuar në stadium praninë e Forcave Speciale.

Pas dhunimit të 3 lojtarë të Skënderbeut në Fushë-Krujë, reagoi menjëherë për “Panorama Sport” edhe presidenti Adrian Takaj.

Është e papranueshme që shkohet për të luajtur ndeshje në vitin 2019 dhe nuk as polici të shtetit dhe as polici private në stadium. Mbi 20 persona kanë sulmuar lojtarët tanë dhe në këtë moment po mendojmë të bojkotojmë ndeshjen. Është e tmerrshme që nuk ka siguri fare. Nuk e di nëse do të luajmë apo jo, kaq mund të them për momentin”, deklaroi presidenti Takaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY