VIDEO/Takim me durrsakët, Basha: Armiku i vetëm këtu, fytyra e Vangjush Dakos

VIDEO/Takim me durrsakët, Basha: Armiku i vetëm këtu, fytyra e Vangjush Dakos

110
0
Shares

Dy ditë pas publikimit të përgjimeve të reja të dosjes 339 ku faktohej shitblerja e votave nga kryebashkiaku Vangush Dako, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Durrësit.

Pas takimit me bizneset, Basha është pritur me eufori nga banorë të Durrësit ndërsa u ka kërkuar të marrin pjesë në protestën e madhe në 16 Shkurt.

Basha dha disa mesazhe për këta qytetarë:

Mesazhi i parë që dua tu jap si qytetar dhe si prind është mirënjohja që i ndezët Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me qëndresën tuaj. E dyta mos u shkurajoni. Liria dhe punësimi kanë një armik, në Tiranë fytyrën e Edi Ramës, ndërsa këtukanë fytyrën e Vangjush Dakos. Tani këta kanë shpallur armik mediat ndërkombëtare dhe Zërin e Amerikës.

Durrsakët e dinë mjaft mirë se çfarë ndodh kur shpall armik Zërin e Amerikës, të kujton fatin e Gedafit dhe Sadamit. Por fatin e shqiptarëve dhe studentëve do ta marim në dorë ne, prandaj në 16 shkurt ti japim goditjen përfundimtare këtij sistemi”, tha Basha.

Basha po zhvillon bisedime  me banorë, pensionistë dhe studentë ku në fokus të fjalës së liderit demokrat është thirrja për protestën e 16 shkurtit.

LIVE – Takime me qytetarët e Durrësit për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 1 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY