VIDEO/’Ne kemi një plan solid për të ndalur krizën’, Basha mesazhe të...

VIDEO/’Ne kemi një plan solid për të ndalur krizën’, Basha mesazhe të qarta nga Durrësi

65
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas aktivitetit ku shpalosi programin ekonomik të PD, shkoi në Durrës nga ku po kryen një bashkëbisedim me biznesin për situatën aktuale në të cilat ndodhen këto biznese.

Basha ritheksoi edhe një herë lehtësitë të cilat do të ketë biznesi me ardhjen në pushtet të PD. Basha tha se PD ka një plan solid për të ndaluar krizën duke mbështetur sektorin e prodhimit.

Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes.

Për sa i përket programit që kemi shpalosur sot, ne prezantojmë taksë të sheshtë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi’ tha Basha.

Basha foli dhe për rritjen e çmimit të karburantit duke u treguar pronarëve të biznesve se me ardhjen e PD-së në pushtet, një litër karburant do të kushtojë të paktën 300 lek më pak.

LIVE – Takim me biznesin në Durrës

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 1 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY