Takimi me pedagogët, ministrja jep përgjigje: Nuk u dakordësuam, por…

Takimi me pedagogët, ministrja jep përgjigje: Nuk u dakordësuam, por…

73
0
Shares

Pas takimit me një përfaqësi pedagogësh, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kthyer përgjigje me anë të një deklaratë për mediat.

Shahini tha se nuk janë të nevojshme bojkotet e ultimatumet, pasi qeveria është e përqendruar në arsimin e lartë.

” Unë mendoj se në mënyrë që të ecim përpara fuqizimi i strukturave ekzistuese demokratike nëpër universitete është mënyra më e mirë për përfshirjen e pedagogëve në diskutim dhe zgjidhjen e disa çështjeve që ata me të drejtë i nënvizojnë, por që adresa e zgjidhjeve nuk është gjithmonë këtu, por shpesh tek universiteti.

Unë i ftova këta pedagogë për tu ballafaquar dhe për tia shpjeguar paktin për universitetin. Me ta ndamë disa mendime të ndryshme, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët, përmirësimi i arsimit në Shqipëri. Ata më dëgjuan mua dhe unë i dëgjova ata, edhe pse nuk u dakordësuam në fund, por unë mendoj që kjo është normale.

Unë nuk besoj që bojkoti dhe ultimatumet janë mjete të nevojshme në këtë periudhë kur e gjithë vëmendja jonë është tek arsimi i lartë dhe kemi filluar një proces të mirëfilltë të dialogut, tha ministrja. 

Ndërkohë nga ana tjetër, pedagogu Mark Marku tha për mediat se dhe pse takimi nuk rezultoi pozitiv, sërish pedagogët i kanë lënë afat deri në darkë ministres për të ardhur me një zgjidhje konkrete.

Pedagogët që ishin në takim me ministren janë: Mark Marku, Rezart Prifti, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka, Erika Bejko.

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY