Skadon afati, pedagogët takim në Ministrinë e Arsimit, realizim të kërkesave ose...

Skadon afati, pedagogët takim në Ministrinë e Arsimit, realizim të kërkesave ose grevë

58
0
Shares

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Besa Shahini ka thirrur në një takim në ministri një përfaqësi pedagogësh.

Takimi kërkohet nga ministrja pas vendimit që morën pedagogët se do të hyjnë në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Sot është afati i fundit i vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin.

Sipas tyre nëse qeveria nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës.

Kërkesat e pedagogëve

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere

4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY