Ministrja e Arsimit braktis takimin me studentët në Shkodër

Ministrja e Arsimit braktis takimin me studentët në Shkodër

200
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi këtë të fundit kërkuan praninë e mediave.

Ministrja ka vendosur të lejë takimin për këtë arsye. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.

Më herët, ministrja zhvilloi takim dhe me  një përfaqësi pedagogësh të fakulteteve në Tiranë, të cilët i kishin vendosur afat deri ditën e sotme për të dhënë përgjigje.

Shahini tha se nuk janë të nevojshme bojkotet e ultimatumet, pasi qeveria është e përqendruar në arsimin e lartë ndërsa tha se nuk ka arritur dakordësimin.

Mungesa e një përgjigjeje të qartë dhe konkrete, detyroi pedagogët e Shkencave Sociale të hyjnë në grevë pa afat duke filluar nga dita e sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY