LSI kërkon shkarkimin e prefektit të Beratit, të ndiqet edhe penalisht

LSI kërkon shkarkimin e prefektit të Beratit, të ndiqet edhe penalisht

92
0
Shares

ëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë prefektin e qarkut të Beratit. Në një deklaratë për mediat, deputeti Nasip Naço akuzon ministrinë e Financave se ka bllokuar veprimet financiare të bashkisë Skrapar.

Naço: Zonja ministre e Financave ne kërkojmë që të urdhëroni degën e thesarit Skrapar për zhbllokimin e veprimeve financiare të bashkisë Skrapar duke lejuar të kryejë veprimet. Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim në zbatim të ligjit më lind e drejta t’ju them se ju jeni urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal. Ne kërkojmë që të zbatohet ligji dhe të vazhdojë funksionimi i bashkisë Skrapar.

Zoti kryeministër, po ju drejtohem publikisht që të ndërhyni, të zhbllokohet kjo situatë. Të shkarkoni prefektin e qarkut të Beratit dhe të kërkoni ndjekjen  penale të tij. Nëse nuk bëni zhbllokimin e kësaj situate, atëherë jeni ju urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY