EMRI/I dënuar me 4 vite burg, kapet i shumëkërkuari nga Lezha

EMRI/I dënuar me 4 vite burg, kapet i shumëkërkuari nga Lezha

90
0
Shares

Policia e Shtetit ka vijuar me aksionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ditën e sotme është vënë në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite burg.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar :

– Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY