6 orë liri për Safet Bajrin, ja arsyeja

6 orë liri për Safet Bajrin, ja arsyeja

202
0
Shares

I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër, Safet Bajri fitoi 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e vecantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime te rënda dhe asaj të Shkodrës.

Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10.20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Më vonë ai u kthye sërish në ambjentet e qelisë në burgun 313.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin ‘të fortin’ e Shkodrës, i  arrestuar më 22 shtator si pjesë e  grupit kriminal “Bajri”.

34-vjecari  ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Ai është larguar nga Shkodra është larguar nga Belgjika në qershor 2017 ndërsa u dënua me 22 vjet heqje lirie për tri akuza. Ai dyshohet se është kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.  Gjithashtu përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY