Pas marrëveshjes së arritur, Tsipras dhe Zaev nominohen për çmimin Nobel të...

Pas marrëveshjes së arritur, Tsipras dhe Zaev nominohen për çmimin Nobel të Paqes

50
0
Shares

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2019.

Liderët e grupit socialist dhe demokrat (S & D) në Parlamentin Europian, grupi i kryesuar nga Udo Bullmann i të Gjerlbërve /Aleanca e Lirë Europiane (EFA) Ska Keller dhe e majta e bashkuar europiane-E majta e gjelbërt nordike (GUE / NGL) Gabbi Zimmer shprehën mbështetjen e tyre pro kësaj kandidature. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve (ANA) referuar informacioneve ekskluzive.

“Çdo vit ka shumë spekulime dhe diskutime rreth asaj se kush do të marrë Çmimin e Paqes dhe çfarë lloj fusheje do të dëshironin t’i kushtohej vëmendje. Këtë vit ata po flitet shumë për gadishullin Korean, për situatën e refugjatëve dhe për  situatën midis Greqisë dhe Maqedonisë me negociatat ” thuhet në agjencinë e lajmeve.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga tre partitë theksohet se ”Marrëveshja e Prespës” mes Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) i jep fund një mosmarrëveshje të gjatë dhe sjell stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY