Kërkoi favore seksuale, gjyqtari nuk i shpëton sërish burgut

Kërkoi favore seksuale, gjyqtari nuk i shpëton sërish burgut

75
0
Shares

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda la sërish në burg për gjyqtarin Roland Hysin dhe psikologen Elona Meçani.

Gjyqtari Roland Hysi u arrestua pas publikimit të një videoje ku kërkonte favore seksuale si dhe mori rryshfet nga një grua e cila ishte  në gjyq për të marrë kujdestarinë e fëmijës.

Gjyqtari i  Shkallës së Parë në Fieri u arrestua më 9 Janar 2019.

Ai akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu  mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu me masën e sigurisë burg do të vijojnë hetimet edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY