Arrestohet tregtari shqiptar, e kishte kthyer shtëpinë në market kokaine

Arrestohet tregtari shqiptar, e kishte kthyer shtëpinë në market kokaine

134
0
Shares

Prej disa muajsh ai kishte mbërritur në Terni dhe me një vajzë kishte marrë një shtëpi me qira, por shpejt kanë nisur dyshimet nga banorët e tjerë. Kjo bëri, që policia të niste vëzhgimet për të kuptuar dyshimet e ngritura.

Pranë shtëpisë, vinin njerëz të veshur mirë, nga të gjitha moshat, shumica nga Terni, të cilët qëndronin vetëm disa minuta. Pas ndalimit të njërit prej këtyre “klientëve”, i cili konfirmoi se sapo kishte blerë drogën, agjentët ndaluan të riun në pragun e shtëpisë dhe e kontrolluan atë.

Ishte një shqiptar 23 vjeçar, me qëndrim të paligjshëm në Itali dhe me vepra të mëparshme penale. Atij ju gjetën 4 doza kokainë. Në shtëpi, agjentët kanë gjetur 26 doza të tjera kokainë në tryezë në dhomën e ngrënies dhe një sasi prej 50 gram në tarracë. Gjithashtu, u gjetën edhe doza hashashi. Shqiptarit të papunë ju gjetën edhe 1700 euro, të gjitha kartëmonedha 50-she si dhe një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Gjyqtari ka caktuar masën e arrestit me burg deri më 22 shkurt, kur do të jepet vendimi përfundimtar i dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY