DETAJE/Zhdukja e sulmuesit, Sala e kishte parandjerë aksidentin

DETAJE/Zhdukja e sulmuesit, Sala e kishte parandjerë aksidentin

114
0
Shares

Futbollisti i njohur Emiliano Sala rezulton prej disa ditësh i zhdukur, ndërsa së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e mistershme.

Tashmë miqtë dhe familjarët kanë bërë me dije se Sala u kishte dërguar një audio para se avioni i tij të zhdukej nga radarët në Kanalin Anglez.

Avioni  i vogël që bënte udhëtimin nga Nantes në Uells, u bë i paqëndrueshëm të hënën në mbrëmje, ndërsa fluturoi në brigjet e Guernsey, një ishull që ndodhej midis Britanisë së Madhe dhe Francës.

Ole, miku i Salas, publikoi mesazhet audio WhatsApp të dërguara nga Sala tek miqtë e  ngushtë, në të cilat 28-vjeçarit fliste për avionin dhe kushtet në të cilat po udhëtonte.

“Përshëndetje, vëllezër, si jeni? Vëlla, me të vërtetë jam lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra dhe kurrë nuk ndalem, kurrë nuk ndalet as koha…

“Unë jam këtu në një aeroplan që duket sikur është duke u copëtuar, dhe unë do të shkoj në Cardiff, pasi nesër pasdite do të  fillojmë trajnimin me djemtë, në ekipin tim të ri”.

Një mesazh i mëvonshëm i sulmuesit tha: “Si jeni ju të gjithë mirë? Nëse nuk keni ndonjë lajm tjetër për një orë e gjysmë nga mua, duhet të dërgojnë dikë që të më gjejë … Jam i frikësuar!

Kërkimi për Sala dhe pilotin filloi të martën me Guernsey.  Policia nuk ka zbuluar asnjë vendndodhje së dyshes së humbur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY