Furtunë shkarkimesh, ministrja e re largon drejtorin e Portit të Durrësit

Furtunë shkarkimesh, ministrja e re largon drejtorin e Portit të Durrësit

254
0
Shares

Ministrja e re e Infrastrukturës ka sjellë një valë ndryshimesh duke njoftuar shkarkimin nga detyra të disa zyrtarëve të lartë në institucionet që varen nga kjo ministri.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë prej disa muajsh. Në institucionet e varësisë së kësaj ministrie,  kjo është lëvizja e tretë brenda 2 ditësh.Fo

Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.

Sot u shkarkua kreu i ARRSH Afrim qendro dhe në vend të tij u emërua Sonila Qato.

Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY