FOTO & VIDEO/ Betimi i Ramës, kush e shoqëroi kryeministrin në Presidencë,...

FOTO & VIDEO/ Betimi i Ramës, kush e shoqëroi kryeministrin në Presidencë, Meta i uroi…

216
0
Shares

Kryeministri Edi Rama bëri sot betimin në Presidencë si ministër i Jashtëm.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”, njoftoi zyra e shtypit pranë Presidencës.

Të hënën, mazhoranca votoi dekretet e Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe emërimin në këtë post të vetë kreut të qeverisë.

Rama bëri këtë lëvizje, pasi Meta nuk dekretoi emërimin e Ramës, Gent Cakajn, si ministër i Jashtëm.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY