EMRI & DETAJE/ Memaliaj, plagoset dhe grabitet me dhunë kambisti

EMRI & DETAJE/ Memaliaj, plagoset dhe grabitet me dhunë kambisti

81
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me thikë nga një person ende i pa identifikuar.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ndësa i plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 50 vjeç. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi është sulmuar kambisti, dy personat e maskuar kanë qëlluar edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Thëllëza Mustafai, e cila ka qenë duke mbyllur derën e biznesit.

I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihet shuma e marrë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY