Akuza për evazion fiskal, mbyllet gjyqi, Ronaldo do të paguajë miliona euro

Akuza për evazion fiskal, mbyllet gjyqi, Ronaldo do të paguajë miliona euro

50
0
Shares

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo sapo ka firmosur një marrëveshje me një gjykatë në Madrid lidhur me akuzat për evazion fiskal, duke pranuar një gjobë prej 18.8 milion euro.

Marrëveshja, e miratuar paraprakisht, përfshin një dënim me burg prej 23 muajsh.

Por në Spanjë, të dënuarit zakonisht nuk futen në burg me dënim nën dy vjet. Vepra jo e dhunshme e Ronaldos do të thotë se ai nuk ka gjasa të futet në burg.

Seanca e gjykatës zgjati disa minuta, pasi Ronaldo e pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët.

Lojtari i tanishëm i Juventusit, i cili luajti për klubin në Itali një natë më parë, mbërriti me buzëqeshje në gjykatë.

Edhe pse kërkoi të evitonte gazetarët dhe kureshtarët e mbledhur aty për të, Ronaldo u përball me ta.

Gazetari Ruben Canizares ka postuar një video të futbollistit që mbërrin në gjykatën krahinore me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY