Tabaku: Shifrat janë kokëforta, ZERO lekë për paktin për universitetin këtë vit?

Tabaku: Shifrat janë kokëforta, ZERO lekë për paktin për universitetin këtë vit?

41
0
Shares

Deklarata e sotme e Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila me urdhër të kryeministrit Rama tha se qeveria ka vendosur anulimin e autostradës Thumanë-Kashar dhe paratë e saj do të shkojnë për paktin me Universitetin, rezultoi të ishte një mashtrim.

Deputetja e Partisë Demokratike, ka publikuar fakte të pakundërshtueshme, që kjo deklaratë ishte kryekëput një mashtrim i madh, me qëllim që të shkatërroni revoltën studentore.

Deputetja Tabaku ka publikuar buxhetin e 2019-s, ku siç shihet për rrugën Thumanë-Kashar nuk është parashikuar asnjë fond.

POSTIMI I TABAKUT:

Shifrat janë kokëforta, 0 Lekë për paktin për universitetin këtë vit?

Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Sipas projektbuxhetit fondi për kontratën e rrugës në fjalë është 0 lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm (pra 2020). Po të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin 20 mln euro për kilometër, pagesa që do të nisnin ditë e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual.

Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër. E ftoj kryeministrin të anulojë tenderin korruptiv të inceneratorëve per te cilen me nje interpelance askush nga qeveria nuk arriti te me ktheje pergjigje per abuzimin dhe vjedhjen. Sipas të dhënave të buxhetit vlera që qeveria do të disbursojë nga buxheti i këtij viti për inceneratorët është mbi 34 milionë euro. Atëherë përse kryeministri nuk anulon këtë koncesion që është po aq korruptiv për t’ia dhënë këtë shumë buxhetit për universitetin?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY