Shpifjet ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet me gjobë ish-juristi i CEZ

Shpifjet ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet me gjobë ish-juristi i CEZ

75
0
Shares

Një gjyq tjetër për të cilin pritej vendimi, ishte dhe ai i djalit të ish-kryeministrit Berisha i cili kishte paditur për shpifje ish-juristin e CEZ Romeo Kara.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë ish-juristin e OSHEE-së.

Vendimi është dhënë sot nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha, i cili shpalli dhe Lulzim Bashën fajtor për cështjen me Taulant Ballën, ndërkohë që rezulton se ai vetë nuk e ka kaluar ende Vetingun.

VENDIMI
“Deklarimin fajtor të të akuzuarit Z.Romeo Kara, për kryerjen e veprës penal të “Shpifjes”, së kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Z. Shkëlzen Berisha, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Romeo Kara do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 (muajsh), nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.
Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit..
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY