Renta minerare, qeveria duhet të përmirësojë procedurat e përfitimit të rentës nga...

Renta minerare, qeveria duhet të përmirësojë procedurat e përfitimit të rentës nga bashkitë

275
0
Shares

Bashkitë që përfshijnë pjesë të rëndësishme të industrisë nxjerrëse në Shqipëri përballen më një kalvar procedurash të gjata e burokratike për vjeljen e rentës minerare që është e përcaktuar përmes ligjit minerar. Ky është një nga përfundimet qe ka arritur Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim përgjatë monitorimit të vjeljes së rentës në pesë bashki të vendit; Patos, Roskovec, Ura Vajgurore, Bulqize dhe Has. Përgjatë një përiudhe 6 mujore eskpertë të Qendrës shqiptare për Zhvillim dhe Integrim eksploruan të gjithë rrugët e mundimshme për kalimin e parave që sigurohen nga renta prej institucioneve shtetërore në llogaritë e bashkive.

Bashkia e Roskovecit ia ka dalë të vjelë rentën por ndërkohë herë pas here rrezikon të mos marrë pjesë të saj për shkak të procedurave burokratike. Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi tha se institucioni që ajo drejton e vjel rentën ndërkohë që sasia e parave që merr prej saj është e vogël në krahasim me kontributin që japin në ekonominë e vendit vendburimet e naftës në territorin e kësaj bashkie. “Strukturat e bashkisë ia dalin pas një mundimi të gjatë të vjelin rentën ndërkohë që ndarja e kësaj rente nga kompanite për bashkinë e Roskovecit nuk është transparente cfarë na lë dyshimin se renta nuk vjen tek ne në shifrat e merituara. Albpetrol nuk shpërndan rentë dhe po ashtu edhe kompanitë që shesin naftën tek albpetrol nuk japin rentë”, tha ajo. Bashkitë që kanë industri të naftës dhe gazit përfitojnë 5 per qind të rentës që japin këto kompani shtetit shqiptar po ashtu edhe bashkitë me industri të nxjerrjes së mineraleve si kromi, bakri, hekur nikeli etj përfitojnë 5% të vlerës së rentës.

Në një takim që Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim zhvilloi në bashkinë e Roskovecit u vu theksi tek nevoja që qeveria të reduktojë procedurën burokratike. Anila Hajnaj, drejtore ekzekutive e Qendres Shqiptare per Zhvillim dhe Integrim dhe Anetare e Grupit Nderinstitucional te EITI-t tha se organizata e saj do të kërkojë rishikimin e  kuadrit ligjor dhe gjetja e instrumenteve efektivë për ta lehtësuar procesin nga barra e madhe burokratike.

“Te shihet mundesia e transfertes se rentes, 95% per shtetin dhe 5% per bashkine ne momentin fillestar kur behen transaksionet financiare te kompanive gjate shitjeve te brendeshme tek tatimet apo eksporteve tek doganat”, tha Hajnaj.  Në vijim ajo tha se projekti që ajo po zhvillon synon të përgadisë një propozim për ndryshimin e udhezimeve te procedurave nga bashkite dhe shoqeria civile ne Bordin e EITI-t ne menyre qe te behet rakordimi drejtperdrejte me Drejtorite Qendrore te Doganave dhe Tatimeve te cilat kane te gjithe informacionin e duhur on line ne cdo kohe duke zvogeluar procedurat e zgjatura me deget rajonale.

Ndërkaq Sami Nezaj, ekspert i projektit dha një pasqyrë të zhvillimit të EITI në Shqipëri dhe se si pushteti lokal mund të përfitojë përmes kësaj inisiative duke I drejtuar të ardhurat e suguruara nga kompanitë e industrisë nxjerrëse tek komunitetit dhe rritja e cilësisë së jetës në këto zona.

Projekti i drejtuar nga Hajnaj është mbështetur nga Leviz Albania dhe synon që pushteti lokal të zbatojë standartet e EITI në tërheqjen dhe përdorimin e rentës minerare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY