Homazhe për Rugovën, Haradinaj: Krijoi një Kosovë paqësore për të gjithë

Homazhe për Rugovën, Haradinaj: Krijoi një Kosovë paqësore për të gjithë

52
0
Shares

Bëhen 13 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit që la gjurmë të mëdha dhe historike për Kosovën.

Nën nder të tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sot, së bashku me kolegët e kabinetit qeveritar, kanë shkuar në nderim të veprës dhe jetës së ish-Presidentit Rugova, por njëkohësisht me respektin për traditën e të gjitha ato që institucionet e vendit i vazhdojnë për të mirën e qytetarëve, për të mirën e vendit.

Telegraf shkruan se duke folur për rolin e ish-Presidentit Rugova në shtetndërtimin  e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se historia do ta definojë në tërësi rolin e tij, por theksoi se është vërtetë një doktrinë e një shteti paqësor të cilën ai e ka krijuar.

Vepra e jeta e tij lidhet me një Kosovë paqësore për të gjithë”, vlerësoi kryeministri Haradinaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY