Burg për ‘Kokën’ e grupit Avdylaj, i njohur si ”Roni i Shijakut”

Burg për ‘Kokën’ e grupit Avdylaj, i njohur si ”Roni i Shijakut”

99
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë masën arrest me burg për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin që u arrestua në Shijak pasi dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’ , të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4.

48-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Hekuran Hoxha i njohur ndryshe dhe si “Roni” i Shijakut është arrestuar dhe në vitin 2010 nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY