Bujar Nishani: Ja arsyeja pse u ktheva në politikë

Bujar Nishani: Ja arsyeja pse u ktheva në politikë

80
0
Shares

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në ‘Real Story’, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, dhe zgjedhjen e tij në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Nishani tha se ndryshoi mendje për tu kthyer në politikë, për shkak të situatës së keqe që po kalon vendi.

‘Bindjet e njerëzve janë bindje që burojnë nga rrethana të caktuara, por nuk do të thotë se bindjet janë të pandryshueshme. Në atë kohë unë kam patur bindjen e plotë por që rezultoi e gabuar, që shteti do të ecte në një rrugë normale. Dhe në këtë bindje  dhe në rrethanat që unë gjykoja që Shqipëria nuk do të shkojë pas, dhe as që më shkonte mendja që edhe në 2020-n Shqipëria rrezikon të ç’behet. Ndaj në një situatë anormale, dhe sot në 2019-n njeriu reflekton në bindjet e tij si individ, të jetës së familjes së tij. Pra në këtë situatë gjithkush prej nesh duhet të jetë i angazhuar., prandaj rikthimi im brenda institucioneve të PD nuk është dhe nuk do të jetë për karrierë shtetërore, pasi unë e kam arritur në nivelin e Presidentit të Republikës, dhe nuk ka asnjë logjikë që unë të kthehem në funksione më të dobta. Lider i opozitës do të thotë që të jesh njeriu që merr përsipër të qeverisësh vendin’, deklaroi Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY