Agron Llakaj përlotet në spektakël, merr nje surprizë të papritur

Agron Llakaj përlotet në spektakël, merr nje surprizë të papritur

85
0
Shares

Jemi mësuar që të qeshim me lot nga batutat e Agron Llakës, mirëpo, ka raste kur edhe ai qan nga emocionet. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”, Agron Llakaj është prekur nga surpriza e mbesës së tij, Adeas.

Fillimisht Arbana i ka thënë Agronit se për të ka ardhur një person me të cilin ai ka një konflikt. Me humorin që e karakterizon, ai e ka mohuar se dikush mund të ketë një problem me të. Mirëpo e gjitha kjo ka qenë një shaka nga Arbana.

Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, dhe kur është shfaqur në ekran Agroni nuk i ka mbajtur dot lotët. Ajo kishte disa kërkesa për gjyshin e saj. Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.

Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar. Por Agroni nuk e ka lënë pa përgjigje dhe me lot në sy u shpreh:

“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY