Shpërthen tubacioni i naftës, 21 të vdekur në Meksikë

Shpërthen tubacioni i naftës, 21 të vdekur në Meksikë

65
0
Shares

Shpërthimi në një tubacion nafte ka vrarë të paktën 21 njerëz.

Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e në tubacionin e naftës në Meksikën qendrore. Ndërsa kanë mbetur të plagosur 71 persona.

Banorët vendas po përpiqeshin të vidhnin naftën që po rridhte kur shpërtheu flaka.

Dhjetra njerëz janë dërguar në spitale me djegie.

Pamjet tregojnë flakët në qytetin e Tlahuelilpan, pranë rafinerisë së naftës Tula të premten.

Shkaku i rrjedhjes së naftës është i paqartë. Pemex, ndërmarrja shtetërore e naftës në Meksikë, ka pësuar një sërë incidentesh të tjera në të kaluarën.

Të paktën 37 vetë u vranë në një shpërthim në zyrat qendrore të Meksikës në vitin 2013 dhe 26 persona vdiqën në një tjetër shpërthim në një fabrikë gazi në 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY