Nishani vendos të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama

Nishani vendos të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama

144
0
Shares

Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”. Ish presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë ccdo pushtet dhe ccdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

POSTIMI I NISHANIT:

Ja pronarët e vërtetë e legjitim të pronës dhe bisnesit për të cilat Mero Çorapja akuzon familjarët e mij që kurrë nuk kanë synuar apo përfituar nga prona publike.
Pronarët e vërtetë që baballarët e këtyre që sot vjedhin shqiptarët, jua sekuestruan e grabitën për 50 vjet.
Sot jo vetëm i mbysin me taksa, gjoba e gjithfarëlloj maskarallëqesh por dhe ju përgojojnë pronat duke ja veshur të tjerëve pa lidhje.
Merja do vij në gjygjin e ligjit, Edvini të shkoj në gjygjin e studentëve, sa më shpejt aq më lehtë.
Sot më shumë se kurrë kundër modelit që kutërbon kalbësirë, Edi/Mero !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY