Ruçi pyetet për refuzimin e Cakajt, hap Kushtetutën

Ruçi pyetet për refuzimin e Cakajt, hap Kushtetutën

70
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shfletur Kushtetutën për ti dhënë përgjigje pyetjes për refuzimin e Presidentit për dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Ruçi: Neni 76 i kushtetutës ku flitet për kryetarin e Kuvendit, mes të tjerave thuhet: Kryetari siguron respektimin e të drejtave të kuvendit dhe anëtarëve të tij.

Neni 1 i kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalimin: Shqipëria është republikë parlamentare

Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që duke filluar nga Presidenti i Republikës, emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti, kryeministri emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti.

Po merrem me nenin 93 të kushtetutës, i cili thotë: Presidenti në zbatim të kompetencave të tij shprehet me dekrete.

Unë nuk vë në diskutim, ka të drejtë të thotë Presidenti “Po” ose “Jo”. Po ato që thotë kushtetuta presidenti duhet të shprehet me dekrete. Kjo do të thotë që edhe kur jep pëlqim edhe kur nuk e jep pëlqim duhet të nxjerre dekret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY