Përlotet Kryemadhi: Jam kërcënuar nga grupe kriminale, vajzën e largova nga Shqipëria...

Përlotet Kryemadhi: Jam kërcënuar nga grupe kriminale, vajzën e largova nga Shqipëria për arsye sigurie

169
0
Shares

Monika Kryemadhi ka deklaruar në studion e emisionit “Open”, se është kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të cilët i ka identifikuar si anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh e përlotur kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi shtoi se edhe pse ka kontaktuar me policinë, nuk ka besim në sistemin e drejtësisë, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

Më tej, ajo u shpreh se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.

“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY