Ja shqiptari i njohur, që i ofrojnë rol në serialin turk

Ja shqiptari i njohur, që i ofrojnë rol në serialin turk

191
0
Shares

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” për të folur mbi serialin e ri që ka filluar në TV Klan “Kryeqyteti Abdylhamit”.

Gjatë emisionit, Alberti tregoi se ka vizituar qytetin ku është xhiruar seriali historik turk dhe ka ndjekur nga afër xhirimet.

Drejtori i programacionit të TV Klan zbuloi se i është ofruar rol në serialet turke, por ka një problem, nuk di gjuhën turke.

“Unë vetëm se nuk di gjuhën se më kanë thënë ‘Hajde, do bësh ndonjë rol’, por s’dua të dal pa folur. Dua të dal mirë, me një rol të mirë. Kam takuar disa producentë. Në rol episodik edhe mund të futem. Por do thonë pastaj shqiptarët ‘Pse kaq bëri ky? Vetëm doli dhe nuk tha asgjë”, u shpreh Alberti teksa Rudina i vuri në dukje se ngjan shumë si aktor turk me mjekrën e rritur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY