DETAJE/Kush është shqiptarja biznesmene që u kap me 35 kg drogë në...

DETAJE/Kush është shqiptarja biznesmene që u kap me 35 kg drogë në Greqi

334
0
Shares

Ka dy ditë që arrestimi i një nëne shqiptare në Greqi është kthyer në vemendjen e mediave greke.

Sipas tyre, një nënë e re shqiptare është arrestuar pasi u kap me një sasi prej 35 kilogramë hashash në makinën që ajo e kishte marrë me qira.

Mediat shkruajnë se ajo ka përdorur fëmijët e saj të vegjël, të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës, për të shmangur dyshimet e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasen Kostandina Mata, 25-vjeç, pronare e një kantine pijesh në Sarandë. Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarja përdori dy fëmijët njërin dy vjeç e gjysmë dhe tjetrin disa muaj, për të mbuluar gjurmët.

Policia e ndaloi shqiptaren pasi kishte marrë informacion për të kontrolluar makinën, ku i gjeti 33 pako kanabis me peshë totale 35 kg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY