VIDEO+FOTO/”Rezistenca vazhdon”, çfarë po ndodh me protestën e studentëve

VIDEO+FOTO/”Rezistenca vazhdon”, çfarë po ndodh me protestën e studentëve

69
0
Shares

Bojkoti vijon dhe studentët nuk janë dorëzuar, pavarësisht tentativave për ta zbehur protestën e tyre.

Çfarë po ndodh me studentët ditën e sotme:

Në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë ka nisur dita me përplasje midis studentëve të ngujuar dhe rojeve private. Duke vijuar protestën, studentët kanë bllokuar sërish hyrjen kryesore të godinës, ndërkohë që rojet janë përpjekur të hapin derën.

Disa prej studentëve i kanë kërkuar administratës së fakultetit të dalë jashtë godinës, duke mirëkuptuar protestën.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vazhdon bojkoti masiv. Studentët zhvilluan një takim të hapur me Dekanin dhe Përgjegjësit e Departamenteve.

Disa nga çështjet që shtruan studentët ishin:
1. Kërkojnë cilësi në arsim
2. Nuk duan tekste me google translate
3. I kërkuan Dekanatit të mbledhë Asamblenë e Fakultetit për t’u shprehur në lidhje me protestën studentore
4. U diskutua mungesa e programeve të akredituara
5. Mungesa e laboratoreve funksionalë
6. Studentët e informatikes u ankuan se bënin programim në letër
7. U ngrit çështja e etikës së pedagogëve, nga shitja e librave me detyrim e deri te mitmarrja…

Dekani i fakuletit megjithëse në tërësi mbajti qëndrim mohues për këto problematika, të paktën u zotua publikisht se nuk do të ketë penalizime e presione për studentët. Ndërsa, ndryshe nga kërkesa e studentëve drejtuar Dekanit për të mbledhur Asamblenë e Fakultetit, Dekani urdhëroi që të mblidhen departamentet veç e veç ditën e sotme.

Bojkot i plotë i mësimit vazhdon dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Studentët vazhdojnë diskutimet dhe aktivitete të tjera socializuese.

Bojkoti vazhdon dhe në universitetet e rretheve. Në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës bojkotohet masivisht edhe ditën e sotme. Studentët shprehen se do të vijojnë me rezistencën, ndërsa kanë qëndruar dhe gjatë orëve të natës brenda të ngujuar.

UAMD bojkoton!

Në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës bojkotohet masivisht edhe ditën e sotme. Rezistenca vazhdon!STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

Publiée par Për Universitetin sur Mercredi 16 janvier 2019

DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY