Ish-presidenti: Balili shkon vetë në Prokurori, KM mburret se e kapi

Ish-presidenti: Balili shkon vetë në Prokurori, KM mburret se e kapi

62
0
Shares

Reagimeve për vetëdorëzimin e Klement Balilit i është bashkuar dhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili njihet gjithmonë për kritikat e tij ndaj qeverisë Rama.

Nishani në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, shkruan se vendi është katandisur keq, kur dëgjon se kryeministri, vetëdorëzimin e bën sukses të tij.

Kryeministri i Shqipërisë mburret pse një trafikant në kërkim policor prej 3 vitesh qënka dorëzuar vetë në polici. Balili paska qenë në mes të Sarandës dhe qeveria e Ramës nuk e gjente dot. Pas 3 vitesh vërdallosje, Balili shkon në prokurori vetë dhe KM mburret se e kapi. Ku e katandisën këtë shtet!” përfundon Nishani.

Kujtojmë se kryeministri e cilësoi si sukses të policisë kapjen e më të kërkuarin e drejtësisë, ndërsa ende nuk është dhënë asnjë detaj për ‘operacionin e madh’ për të cilin Lleshaj foli dje në konferencën për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY