VIDEO/Protesta vazhdon, ngujohen studentët në Elbasan dhe në Durrës

VIDEO/Protesta vazhdon, ngujohen studentët në Elbasan dhe në Durrës

89
0
Shares

Studentëve në Tiranë, u janë bashkuar  edhe kolegët e tyre të ‘Aleksandër Xhuvanit’ në Elbasan dhe ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, të cilët janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre.

DURRËS

Studentët e ‘Aleksandër Moisiut’ zhvilluan ditën e djeshme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor. Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare.

Një ndër pikat kresore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin.

Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e veteme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve.

Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin.

Video nga greva revolte antiqeveri e ngujimit te qindra studenteve te Universitetit te Durresit! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mardi 15 janvier 2019

Po ashtu dhe në Elbasan, ndonëse në numër më të pakët, rreth 20 studentë janë ngujuar brenda duke u shprehur se nuk do të lëvizin pa u plotësuar kërkesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY