‘Për të gjithë qentë që lehin…’, reagon Rama pas vetëdorëzimit të Balilit

‘Për të gjithë qentë që lehin…’, reagon Rama pas vetëdorëzimit të Balilit

246
0
Shares

Vetëdorëzimi i Balilit ka sjellë reagimet e para, ndërsa ende nuk dihen detaje të arrestimit apo të asaj çfarë e detyroi atë të vetëdorëzohej.

Informacioni i parë erdhi nga një mesazh në faqen e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa pak minuta më para, ministri i  Brendshëm sqaroi se ishte operacion policor në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar.

Ndërkohë, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili thotë se Balili prapa hekurave është një përgjigje e qartë e atyre që ngrejnë akuza mbi Policinë e Shtetit.

Reagimi i Ramës:

Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY