Partneri ia vrau prindërit, vajza i kërkon falje të vëllait: E futa...

Partneri ia vrau prindërit, vajza i kërkon falje të vëllait: E futa atë të sëmurë në jetën tuaj

402
0
Shares

Mesazhe prekëse dhe të dhimbshme vijnë nga Nevila Mata, vajza e cila humbi prindërit e saj nga vrasja makabre që ish-partneri i saj u bëri, teksa më vonë vrau dhe veten.

Ngjarja ndodhi dje në Unazën e Re në Tiranë, ku Majlind Lila qëlloi me armë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës dhe më pas qëlloi dhe veten.

Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, ka publikuar disa postime në rrjetin social ‘Facebook’ ku ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen, ndërsa thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.

Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…”, shkruan Nevila.

Në mesazhin tjetër, ajo i kërkon ndjesë vëllait. “Si ju vrava une ju gjeja ime me e shtrenjte. Me. fal vella me falni te gjithë”.

Nevila kishte jetuar në Suedi me Majlind Lilën dhe pse jo të martuar. Nga bashkëjetesa e tyre erdhi në jetë një vajze 6 vjeçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY