Komplet pamje tjetër, kështu duket Klement Balili pas thuajse 3 vitesh arrati

Komplet pamje tjetër, kështu duket Klement Balili pas thuajse 3 vitesh arrati

183
0
Shares

Plot 2 vjet e 8 muaj zgjati arratia e Klemet Balilit, i etiketuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Sot ai është vetëdorëzuar në polici, për t’u përballur me drejtësinë. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka realizuar edhe një intervistë me të, ka publikuar në Facebook foto me Klement Balilin. Siç shihet në pamje, ‘Eskobari’ ka ndryshuar komplet pamjen e jashtme.

Dukshëm ai është dobësuar shumë duke humbur disi nga pamja e tij e para dy viteve. Balili u vetëdorëzua në polici pas disa muajsh negociata me autoritetet shtetërore.

Ai ka kërkuar që të mos dhunohej, t’i garantohej një proces i drejtë ligjor dhe të mos ekstradohet në Greqi. Aktualisht ‘Eskobari’ është transferuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Intervista e tij përballë Artan Hoxhës, do të transmetohet nesër në mbrëmje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY