Vasili kërkesë qeverisë: Boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve

Vasili kërkesë qeverisë: Boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve

49
0
Shares

Një reagim të ashpër ka kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili i kërkon qeverisë të plotësojë kërkesat e studentëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se komentet nuk janë të nevojshme më, por duhet të fillojë realizimi i tyre sa më parë.

Reagimi i Petrit Vasilit

Qeveri boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve!!!

Kërkesat shumë të drejta të studenteve janë aty.

Pse s’i zgjidhin, por bëjnë komente dhe dëngla mashtruesish të rendomte në FB?!

Për çfarë ulen në ato karrige apo vetëm për të grabitur paratë e njerëzve të thjeshtë?

Apo rëndësi ka të grabisin 40 milionë euro tek unaza e re dhe të lenë qindra studentë edhe me vetem me 4 WC edhe pa ujë, edhe nga 6 vetë në dhoma.

Ti lenë edhe pa ndërtesa, ti lenë edhe pa libra, ti lenë edhe pa ngrohje.

Edhe thone paturpesisht i kemi plotesuar kërkesat.

Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qartë se ç’kërkesa kanë plotësuar.

Apo i ka mësuar ai i shkalluari, që kanë kryeminister se edhe ZDF- ja është kazan.

Si s’kane turp xhanëm!!

Edhe kane guxim e bejnë moral këta të pacipe në qeveri, qofshin të shkarkuar e të ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!!

Plotësoni kërkesat dhe mbyllni gojën!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY