Kryemadhi ndryshe nga Meta: Do e kisha dekretuar Gent Cakaj si Ministër...

Kryemadhi ndryshe nga Meta: Do e kisha dekretuar Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm

96
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,  thotë se do ta kishte dekretuar zotin Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm nëse do të kishte qenë ajo Presidente.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora News me drejtoren e Informacionit Beti Njnuma, Kryemadhi thotë se Metë iu dhimbs Rama për ta ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

Kryemadhi: Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik  por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar. Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm. Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY