EMRAT/Grabitja e depos me armë, burg për 4 ushtarakët e arrestuar

EMRAT/Grabitja e depos me armë, burg për 4 ushtarakët e arrestuar

56
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg katër të arrestuarit të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit.

Katër nga personat e vënë nën akuzë janë: 52-vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42-vjeçari Edlir Nelaj, 23-vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25-vjeçari Ardit Ramaj. Ushtarakët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga baza ushtarake janë vjedhur një sasi e madhe armësh. Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë

– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

– 40 granata dore luftarake

– 40 ndezës për granata dore luftarake

– 1 krehër hark automatik luftarake

– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm 

– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal

– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.

Depot e armatimit kanë qënë pa roje për rreth 4 orë mëngjesin e 10 janarit pasi ushtaraku është larguar për shkak të motit të ftohtë.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY