Zbardhen detajet e para, si ju zu pritë dhe si u lidhën...

Zbardhen detajet e para, si ju zu pritë dhe si u lidhën familjarët e biznesmenit në Shkozet

295
0
Shares

Zbardhen detajet e para për grabitjen e një biznesmeni në shtëpinë e tij në Durrës.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”, mësohet nga burimet e Policisë së Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY